Sherr në disko për një vajzë, ha thikën në mushkëri 20-vjeçari shqiptar


Një sherr i madh ka ndodhur natën e Ujit të Bekuar, festë e cila kremtohet gjerësisht në të gjithë Italinë, ndërsa si pasojë e grindjes mes të rinjve në disko, gjashtë persona janë arrestuar.

Bëhet fjalë për dy vendas, të rinj nga Ragussa dhe 4 shqiptarë, të gjithë në moshën nga 19 në 28 vjeç. Personat e përfshirë në sherr janë rrahur me thika e grushte.



Foto ilustruese
Deri në këto momente, mediat italiane, bazuar në të dhënat nga policia, shkruajnë se dyshohet se sherri mes të rinjve ka filluar për një vajzë. Ka qenë pikërisht ajo që ka bërë të nisë debati, i cili më pas ka përfunduar në konfrontim fizik.
Ata kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Në gjendje më të rëndë se të tjerët është një 20-vjeçar, i cili është qëlluar me thikë në pjesën e mushkërisë.
Për fat të mirë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën, edhe pse dëmtimet e marra në pjesën e fytyrës dhe të kokës janë të shumta.



57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments