"Më jep 300 euro ose t`i nxorra videot intime", rumunia heq të zinjtë e ullirit me tiranasin


Një djalë nga Tirana është arrestuar dhe më pas është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi ka shantazhuar një vajzë nga Rumania prej një periudhe të gjatë kohore. Vajza rumune me inicisale P.C ka kaluar një periudhë makthi, pas njohjes përmes rrjeteve sociale me një djalë shqiptar.

Kur lidhja e tyre virtuale u shkëput nga vajza, 25- vjeçari M.A. nisi ta shantazhonte me video intime, duke i kërkuar para.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, ndërsa për këto veprime, i riu shqiptar është dënuar me 6 muaj burgim në fund të vitit që lamë pas.
Si nisi ngjarja?
Kur shtetasja rumune me inicialet P.C., njohu përmes një platforme në internet shtetasin shqiptar M.A nisi të komunikonte shpesh dhe të shkëmbente foto dhe video intime.
Por 25- vjeçari nisi të bëhej posesiv dhe të shantazhonte të huajën me publikim të videove intime nëse nuk do t’i jepte para. M.A. ka ndërhyrë në profilin e saj në “Facebook” duke e fshirë atë.
Më pas, ka hapur një profil paralel në këtë platformë, duke përdorur foton e shtetases rumune. Ai ka kontaktuar me kolegë të punës së rumunes, duke u dërguar video dhe foto intime të shtetases P.C.
Në muajin prill, ai ka kontaktuar me P.C. pasi kishte mësuar që ajo ndodhej në Belgjikë, dhe i ka thënë se edhe ai ndodhej aty dhe nëse nuk do t’i dërgonte para do të shkonte në hotelin e saj.
E ndodhur në kushte paniku, rumunia i ka dërguar 300 euro shtetasit M.A. Por shantazhet kanë vazhduar edhe më tej, duke e detyruar P.C. që të bëjë kallëzim ndaj M.A.

Hetimi nga Prokuroria
Prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për të mbledhur provat në lidhje me rastin. Kështu, janë marrë faturat e transfertave të parave që vërtetojnë shumën që ka tërhequr M.A., datën dhe orën, sipas kallëzimit të shtetases rumune.
Gjithashtu, oficerët e Policisë Gjyqësore ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M.A. dhe sekuestruan kompjuterin që ai përdorte. Nga kontrollet, u gjetën video të shtetases rumune dhe fotografi të saj.
Nga aktekspertimi i kompjuterit dhe llogarive të të pandehurit në rrjetet sociale, u provua fakti se ai kishte komunikime të shpeshta me kallëzuesen. Nga këto komunikime rezultoi se shtetasi M.A. tentonte të kufizonte lirinë e rumunes P.C. nëpërmjet dhunës psikologjike.
Kjo dhunë ushtrohej me atë të përdorimit të fotove dhe videove intime, që P.C. ia kishte dërguar M.A. përmes rrjeteve sociale.
I pandehuri e kërcënonte P.C. që të vepronte si ai dëshironte, në të kundërt do t’i publikoheshin videot.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk është tërhequr nga shantazhet edhe pasi ka marrë shumat e parave. I pyetur në lidhje me ngjarjen, shtetasi M.A. ka pranuar se ka pasur kontakte virtuale në rrjetet sociale me shtetasen rumune P.C.
Sipas tij, ata kanë pasur edhe një lidhje, e cila u lejonte që të shkëmbenin foto intime herë pas here. M.A. ka thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore se ndihej xheloz për P.C. dhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, sipas tij, sjellja ndaj saj nuk ka qenë korrekte. Ai ka pranuar edhe që ka hapur disa llogari të rreme me fotot e saj në “Facebook”, duke ftuar miqtë e tij që të shihnin video intime të saj.
M.A. ka pranuar edhe se ka marrë shuma eurosh prej P.C., por jo si shantazh. Ai ka thënë se paratë ia ka dërguar vajza që të shkonte në Belgjikë, por kur mbërriti atje, nuk mundi dot ta takonte.
Qëndrimet e tij në Gjykatë nuk ishin të njëjta me ato në Prokurori. I riu ka kërkuar pafajësi në gjykatë duke mos pranuar akuzën e “përndjekjes”. Megjithatë, Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim.





Get unlimited real followers with this tricks.


Fans rally around the Love Island star for the 'unnecessary criticism'


Jimena Sanchez, The Mexican Fox Sports Presenter Everyone's Calling The 'New Kim Kardashian'

Comments