"U soll si aktor në rol", inxhinieri fierak "çmend" hetuesit italianë me reagimin, pasi ndau trupin e gruas në copa


Policia italiane po vijon punën për të gjetur bashkëpunëtorin e shqiptarit i cili vrau bashkëjetuesen dhe trupin e saj e hodhi në një ullishte.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin nga Fieri Agim Ajdinaj, i cili është akuzuar për vrasjen e marokenes Khadija Bencheickh në Verona të Italisë.




Shqiptari ka pranuar krimin dhe se ka copëtuar trupin e 46-vjeçares. Ai përjashtoi nipin e tij 27-vjeçarin Lisand Ruzhdija nga kjo ngjarje.
Inxhineri i petroliferës në pension, jetonte prej 18 vitesh në Itali dhe është mësuar se vuante nga sindroma e Parkinsonit prej një viti.
Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit e çështjes, të cilët kanë deklaruar se Ajdinaj është sjellë si një aktor i futur në rol, kur i është komunikuar vrasja makabre e bashkëjetueses së tij.



Komandanti Fabrizio Cassatella ka deklaruar:
Kur e morëm në pyetje në komisariat ai dukej si i paralizuar. Ndërsa nga videoja shohim se lëviz pa probleme, madje mban edhe çanta të rënda”.
Në kamera ishte fiksuar momenti kur shqiptari sëbashku me një bashkëpunëtor po transportonin trupin e copëtuar të gruas.


Trupi ishte ndarë në 10 copa me një thikë të madhe dhe më pas ishte futur në thashë dhe çanta sportive.
Hetuesi Ettore Bramato ka deklaruar:
Tamam si të ishin në një rol. Hetimet vijojnë të jenë intensive. Po përpiqemi të gjejmë gjurmë të lëndëve që mund të ketë përdorur vrasësi për të zhdukur trupin.”






57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments