Djali i Ruçit me kanabis e armë/ Prokurores që e shpëtoi nga burgu i ndodh mrekullia


Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend se djali i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit është akuzuar para disa vitesh prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tanimë, prokurorja që liroi Ledio Ruçin nga akuzat për drogë, ka marrë "surprizën e jetës së saj".

Me vendim të Arta Markut, Donika Prela u vu në krye të Prokurorisë së Durrësit, duke zëvëndesuar kështu Agron Gjanën.


Prela fitoi një vemendje të jashtëzakonshme, kur e shpalli të paligjshëm arrestimin e djalit të Gramoz Ruçit.

Theksojmë se më 27 janar, të vitit 2012 makina me targat zyrtare te familjes Ruçi u ndal në një postbllok të policisë së Durrësit.


Pas kontrollit në këtë makinë, djali i kryetarit të sotëm të Kuvendit u kap me kanabis dhe një armë sportive me dylbi.
Por prokurorja që sapo u emërua në krye të Durrësit, e shpalli këtë kontroll të paligjshëm dhe hodhi poshtë akuzat se Ledio Ruçi ishte autor i veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të drogës.





57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments