Kapet me drogë, arrestohet reperi shqiptar në prag të koncertit në Itali


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa, i cili është reper mjaft i njohur mes të rinjve italianë.

21-vjeçari është arrestuar pranë banesës së tij, duke dalë nga shtëpia teksa po hynte në një automjet në pronësi të së ëmës. Atij i janë gjetur 4 gramë marijuanë si dhe 36 gramë hashash.



Ai ka thënë para gjykatës se ishte përdorues droge, ndërsa gjykata vendosi masën e dënimit me 5 muaj dhe 20 ditë burg.
Arrestimi i të riut është bërë në prag të një koncerti në të cilin Ëngjëlli do të performonte para të rinjve në komunën e Asizit.








57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin


Mëngjesin e sotëm, opinioni sportiv në vend është tronditur nga lajmi se peshëngritsja shqiptare, Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping.

Comments